E-Diaspora
9 vjet burg për shqiptarin i cili nga ateist u shndërrua në islamist radikal
Lorenz K. akuzohej se kishte bërë plane për sulme terroriste në emër të “shtetit Islamik” dhe kishte dashur të nxiste një adoleshent 12 vjeçar për të bërë një sulm terrorist
Të premten, në orët e mbrëmjes Gjykata e Qarkut në Vjenë i ka shqiptuar dënimin me 9 vite heqje lirie për terrorizëm shqiptarit 19 vjeçar Lorenz K. Ai akuzohej se kishte bërë plane për sulme terroriste në emër të forcave të islamit radikal “shtetit Islamik” ose ISIS-it dhe kishte dashur të nxiste një adoleshent 12 vjeçar për të bërë një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjes në Ludwighafen, raportojnë mediet austriake.
Tetë gjyqtarët porotë e kanë mbështetur akuzën për 19 vjeçarin në pikën thelbësore: përpjekje në dy raste për të bindur tjetrin për të kryer vrasje, secilën herë në formë të një akti terrorist. Po ashtu akuza është mbështetur, me modifikime të vogla edhe në pikat tjera si pjesëmrrje në një akt të paramenduar të rrezikimit përmes mjeteve shpërthyese në formë të një akti terroris, anëtarësim në një organizatë terroriste dhe në një organizatë kriminale, miratim të akteve terroriste dhe udhëzim për kryerjen e një akti terrorist
Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm, transmeton albinfo.ch. Avokati i të gjykuarit ka kërkuar kohë për të menduar rreth hapave të ardhshëm ndërsa prokuroria nuk ka dalë me ndonjë qëndrim pas shpalljes së aktgjykimit.
Brenda kornizave të ligjit që lejon një dënim deri në 15 vjet burg, trupi gjykues e masën e dëmnimit me 9 vjet heqje lririe e ka konsideruar si adekuate me aktin e kryer, transmeton albinfo.ch. Ndërsa si masë rënduese me rastin e caktimit të dënimit është vlerësuar veprimi “nga motivi veçanërisht i dënueshëm” i tij, gjegjësisht nga motivi i islamizmit radikal.
Rasti i Lorenz K. ka rreth një vit që është në fokus të publikut dhe ka bërë bujë të madhe në opinionin austriak dhe më gjerë. Ndër faktorët përcaktues për këtë bujë ka qenë edhe fakti se shqiptari 19 vjeçar është rritur në një familje ateiste të ardhur në Austri nga Shqipëria, shkruan albinfo.ch. Ai është indoktrinuar me islamin radikal gjatë qëndrimit të tij në burg si 15 vjeçar.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur













