Shkurt.ch
Dënohet shqiptari, ish kryetar i xhamisë: ka lejuar djemtë e tij të vegjël të ngasin makinën
Ndërkohë që imami (somalian) ishte dënuar dhe xhamia famëkeqe ishte mbyllur, I.H. i kishte shpëtuar dënimit lidhur me predikimin në xhaminë “e tij”. Ai, siç shkruan landbote.ch ishte mbajtur në paraburgim më shumë se një muaj, por nuk ishte gjetur fajtor për ndonjë shkelje ligji
Emri i xhamisë An`Nur të Winterthurit ka një kohë të gjatë që nuk zbret nga kryetitujt e mediave zvicerane. Fillimisht për shkak të një imami ekstremist që kishte predikuar dhunë ndaj “të pafeve” dhe më vonë edhe për kryetarin e bashkësisë së kësaj xhamie, shqiptarin nga Maqedonia I.H.
Ndërkohë që imami (somalian) ishte dënuar dhe xhamia famëkeqe ishte mbyllur, I.H. i kishte shpëtuar dënimit lidhur me predikimin në xhaminë “e tij”. Ai, siç shkruan landbote.ch dhe blick.ch, ishte mbajtur në paraburgim më shumë se një muaj, por nuk ishte gjetur fajtor për ndonjë shkelje ligji.
Mirëpo ndërkohë shqiptari 37 vjeçar me shtetësi zvicerane është dënuar nga gjykata e Qarkut e Winterthurit për dy delikte tjera, transmeton albinfo.ch. Dënimi i parë atij i është shqiptuar për faktin se ka angazhuar si imam të përkohshëm për xhaminë e tij një azilkërkues. Ai i kishte paguar atij 600 franga për udhëheqjen e disa predikimeve dhe në këtë mënyrë kishte shkelur ligjin e punës.
Ndërsa delikti i dytë për të cilin ai po ashtu është dënuar është më i veçantë. I.H. ka lejuar djemt e tij të vegjël të ngisnin makinën e tij. Herën e parë këtë e kishte bërë i biri i tij vetëm 9 vjeçar. Vogëlushi ishte lejuar pra që të bënte disa kthesa me makinë në një shesh publik, ndërkohë që babai i tij rrinte ulur në ulësen paralele, transmeton albinfo.ch. Ndërsa herën tjetër me djalin e madh, 12 vjeçar puna kishte shkruar edhe më larg: ai kishte ngarë makinën e babait rrugëve me trafik, në praninë e të et. Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk ishin të lidhur me rripin e sigurisë.
Këto dy shkelje mbase nuk do të zbuloheshin skur ai të mos i kishte filmuar. Dhe me rastin e kontrollimit të telefonit të tij mobil, policia kishte gjetur edhe filmimet në fjalë.
Për të gjitha deliktet prokuroria kërkon një dënim me gjobë prej 2400 frangash.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














