CH-Ballkani
Shqipëria, me numrin më të lartë të studentëve që studiojnë jashtë në Evropë
Zvicra ka dy studentë që studiojnë jashtë për 1000 banorë, derisa Gjermania vetëm një
Nxënësit shqiptarë janë më të prirë të studiojnë jashtë në krahasim me të gjithë studentët e tjerë në Ballkan, Evropën Qendrore e Lindore dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore.
Shqipëria ka numrin më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë për 1000 banorë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, numri i studentëve shqiptarë që kanë vendosur të studiojnë jashtë në 2017-n ishte 24,543 persona. Sipas përllogaritjeve të Monitor në 2017-n për çdo 1000 banorë, kishte 9 studentë që studionin në arsimin e lartë jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para për numër më të lartë për 1000 banorë. Vendi i dytë në rajon për numër më të lartë studentësh që zgjedhin të jetojnë jashtë është Mali i Zi. Në vlerë absolute, në 2017-n rreth 4763 të rinj malazezë kishin vendosur të studionin jashtë (popullsia në Malin e Zi nga të dhënat më të fundit është 622 mijë banorë).
Krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, Greqia dhe Bullgaria për çdo 1000 banorë kanë tre studentë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë. Më pas, renditen vende si Kroacia dhe Rumania, të cilat kanë secila nga dy studentë për 1000 banorë.
Vendet e Evropës Perëndimore, por edhe Amerika kanë një numër shumë të ulët të studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë në raport me popullsinë.
Zvicra ka dy studentë që studiojnë jashtë për 1000 banorë, derisa Gjermania vetëm një.
E-Diaspora
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë Raportohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia...
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
Jeta në Zvicër
-
Partitë politike në Zvicër me propozime që të frenohet rrjta e kostove shëndetësore Ndërsa votuesit në Zvicër janë të vendosur të peshojnë dy iniciativa që kërkojnë të ulin primet...
-
Rritje e sulmeve me lazer dhe GPS ndaj aeroplanëve zviceranë
-
Liria e shtypit zviceran përkeqësohet pavarësisht rritjes në renditje
-
Kjo linjë ajrore në Zvicër nis destinacione të reja për distanca të gjata
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës