Shkurt.ch
Medikamentet më të shtrenjta në Zvicër
Medikamentet janë shumë më të shtrenjta në Zvicër se në vende të tjera të Evropës. Në Danimarkë, Gjermani, Angli, Francë, Holandë dhe Austri medikamentet kushtojnë 19 për qind më lirë se në Zvicër. Ndërsa në produktet gjenerike diferenca e çmimeve shkon madje deri në 45 për qind. Prandaj, kostoja është e lartë: 6.2 miliardë franga, apo rreth 10 për qind e shpenzimeve shëndetësore shkojnë në llogari të medikamenteve në Zvicër.
Një studim nga studiuesi i tregut GfK, me kërkesë të Comparis, tregon se 1200 zviceranë të anketuar kanë thënë se diferenca e çmimit është e pajustifikuar. Shumë prej tyre ankohen se Zvicra është një ishull me çmime të larta, sidomos të medikamenteve.
Të gjeturat e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) flasin për çmimet fikse që ende bazohet në normat e këmbimit të frangut me euro, 1:53 në 1:57. Në fillim të nëntorit do të rregullohen çmimet e 800 llojeve të barnave. BAG synon që kursi i këmbimit të jetë më pak se 1.30 franga me euron.
Çmimet mund të bien për rreth një të katërtën. “Interpharma” ështe duke luftuar për kursin e këmbimit në bazë të fuqisë blerëse, e cila është rreth 1.35 franga me euron.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











