Bota
Një shefe e BAMF-it dyshohet për korrupsion: “U ka dhënë azilin” 2000 personave
Bëhet fjalë për një punonjëse me post drejtues e cila ka marrë vendim pozitiv për rreth 2000 raste azilkërkimi, pa bazë juridike
Pak ditë më parë mediet gjermane publikuan lajmin për implikimin e Zyrë Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) në një aferë korrupsioni, por mungonin të dhëna më të detajuara. Ndërkaq Deutsche Welle sot shkruan se bëhet fjalë për një punonjëse me post drejtues e cila ka marrë vendim pozitiv për rreth 2000 raste azilkërkimi, pa bazë juridike.
Qeveria gjermane ka nisur hetime kundër një punonjëseje të Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Ka hetime kundër personave të veçantë për shkak të një “dyshimi të konsiderueshëm”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Berlin. Ministria Federale e Brendshme plotësoi se një nëpunëse civile e prekur është liruar nga detyrat e saj. Hollësi nuk u dhanë, për shkak të procedurës në vazhdim.
Bëhet fjalë kryesisht për azilkërkues jezidë
Sipas raporteve të medieve, punonjësja e BAMF-it e degës së Bremenit ka miratuar në më shumë se 2000 raste kërkesa për azil, megjithëse kjo nuk justifikohej nga parakushtet. Në rastin e azilkërkuesve thuhet se në pjesën më të madhe bëhet fjala për jezidë. Krahas nëpunëses së BAMF-it në hetimet e prokurorisë së Bremenit besohet se janë përfshirë tri avokatë dhe një përkthyes. Nëse janë paguar me të vërtetë para, kjo nuk është e qartë. Por të paktën nëpunësja civile besohet se ka marrë subvencione në formën e ftesave në restorante.
Më parë ishte fjala për 1200 raste. Ndërkohë thuhet se hetuesit flasin për rreth 2000 raste në vitet 2013 deri 2017. Vetëm 98 e kërkesave qenë në kompetencën e degës së Bremenit të BAMF-it. Azilkërkuesit thuhet se kryesisht nuk qenë nga Bremeni, por nga Saksonia e Poshtme dhe nga Rini Verior-Vestfalia.
BAMF ende nuk ka dalë me qëndrim
Hetuesit bënë të ditur se në ditët e kaluara kanë kontrolluar në këtë kuadër tetë objekte në Bremen dhe në Saksoninë e Poshtme, midis tyre shumë zyra kancelarore. Akuza është për rryshfet dhe nxitje për të paraqitur lutje të manipuluara për azil. Një zëdhënëse e BAMF-it tha se janë urdhëruar “verifikime të rregullave dhe të anulimeve”. Sekretari i brendshëm i shtetit Stephan Mayer i tha rrjetit redaksional Gjermania, se miratimet e kërkesave për azil të nxjerra në Bremen do të verifikohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në rast nevoje do të anulohen. Kuota e pranimit të kërkesave për azil për jezidët nga Siria, në vitin 2016 në Gjermani ka qenë gjithsesi 92 deri 96 për qind.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë









