Kosova
MPJ kundërshton simbolet shtetërore të bizneseve serbe në panairin e Prishtinës
Ky reagim ka ardhur pas lajmeve se Serbia nuk lejon flamujt e Kosovës në panaire, ndërkohë që në panairin aktual që po mbahet në Prishtinë janë duke marrë pjesë mbi 70 biznese serbe
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar sot përmes një komunikate kundër qëndrimit të Serbisë në lidhje me lojën me simbolet shtetërore në panairet e ndryshme ekonomike.
Ky reagim ka ardhur pas lajmeve se Serbia nuk lejon flamujt e Kosovës në panaire, ndërkohë që në panairin aktual që po mbahet në Prishtinë janë duke marrë pjesë mbi 70 biznese serbe.
Në komunikatën për media, MPJ ka thënë veç tjerash se hiperbolizimet përmes simboleve shtetërore, nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në vazhdim, komunikata e plotë e MPJ-së:
Në frymën e Marrëveshjes së Trieshtes të korrikut 2017, të pranimit në parim të Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, sipas së cilës synohet zhvillimi i rajonit, njëkohësisht është miratuar Plani i Veprimit Shumëvjeçarë, i cili synon të mundësojë rrjedhjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë; duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti; duke përshpejtuar përafrimin me BE-në dhe duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë frymë organizohen panairet për promovimin e mallrave të prodhuesve rajonal në të gjitha panairet, si në Kosovë, në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë.
Hiperbolizimet e natyrës politike përmes simboleve shtetërore apo nacionale nuk i shërben bashkëpunimit rajonal, për më tepër, janë tentime për të treguar supremacinë inegzistente apo protagonizmin tipik të pa bazë edhe në lëmin e ekonomisë, të lëvizjes së kapitalit dhe mallrave, etj.
Duke qenë se në vazhdimësi kemi tendenca të tilla edhe në këso lloj ngjarjesh, insistojmë që edhe në panaire të përdoren formulat e përfaqësimit si në organizimet e takimeve të larta të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
MPJ, ri-kujton fqinjin tonë verior, se shteti i ri i Republikës së Kosovës, i cili tashmë është njohur pothuajse nga dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe që është anëtarë i plotë dhe me të drejta të barabarta në më shumë se 60 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, lindi si rezultat i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe themeli i ndërtimit të tij është parimi qytetarë dhe karakteri shumë-etnik, që tashmë pranohet edhe nga vet komuniteti serb në Kosov
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












