Shqipëria
Topalli kundër Bashës
Ajo thotë se me këtë mbledhje, kryetari i PD-së vrau edhe me letra demokracinë e brendshme të partisë dhe e cilëson propagandë vendimin e Këshillit për të kthyer anëtarë të tij figurat që kanë drejtuar institucionet kryesore të vendit, përfshirë Topallin vetë
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka reaguar me tone të ashpra kundër Lulzim Bashës pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ajo thotë se me këtë mbledhje, kryetari i PD-së vrau edhe me letra demokracinë e brendshme të partisë dhe e cilëson propagandë vendimin e Këshillit për të kthyer anëtarë të tij figurat që kanë drejtuar institucionet kryesore të vendit, përfshirë Topallin vetë.
“Lulzim Basha i dha vetes të gjitha pushtetet duke vrarë edhe me letra demokracinë e brendshme dhe për të mbuluar këtë turp, Luli bën kujdes të shpërndajë në media se po kthehet Jozefina në Këshillin Kombëtar, sepse Luli paska pranuar që anëtare të KK të jenë ish-Kryeministri, ish-Presidenti dhe ish-kryetari i Parlamentit”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryetarja e Kuvendit e quan këtë një “hile” të orkestruar nga Lulzim Basha.
“Hileqar siç di të jetë vetëm ai, për të mbuluar çimentimin e tij dhe kapjen përfundimtare të PD. Ky nen në statutin e PD ka qenë në vite”, vijon Topalli.
Ish-deputetja e Shkodrës e cilëson falsitet edhe vetë mbledhjen e Këshillit.
Thelbi i mbledhjes dhe i draftit “Basha”, thotë Topalli, ishte mbrojtja e karriges së Lulit.“Ai mund të humbë të gjitha zgjedhjet edhe më zi se një vit më parë, por Luli aty do të jetë me statutin e ri. Shqiptarët do të vazhdojnë të ikin të pashpresë nga ky vend, por Luli me letra karrigen prap do e ketë. Shqipëria do të vazhdojë të zhytet e të vuaje nga krimi, korrupsioni e varfëria, por tani që po bën letrat e tij , askush nuk do shqetësojë më “Kryetarin e përjetshëm”, thotë Topalli.
Ish-kryetarja e Kuvendit refuzon “karrigen” që i ofrohet. “E kisha karrigen dhe e bëra të qartë publikisht se me LB kam diferenca të mëdha. Unë nuk kam nevojë për asnjë karrige! Asnjë në këtë botë, as më heq as më vendos në PD, sepse në PD-në e endrrave të viteve ‘90 unë kisha hyrë që para se të lindja, por këtë Luli nuk e kupton”, thotë ajo.
“Natyrisht nuk hesht kur shoh vendin tim të rrëshqasë, kur shoh e dëgjoj se kryetari i opozitës është miku i kryetarit të Qeverisë! Nuk hesht kur shoh se kreu i opozitës kontrollohet nga qeveria, sepse e di që një vend pa opozitë është një vend pa shpresë; aq më shumë për ne, që e kemi provuar shumë gjatë dhe me kosto shumë të lartë diktaturën. Për karrigen e vet ai e ktheu PD si një karrige me rrota, që herë e shtyn me Ramën, herë me LSI, por kurrë me demokratët. Jozefina nuk pajtohet kurrë që për demokratët të vendosë Rama me të tjerë”, vijon më tej ish-deputetja demokrate.
Partia Demokratike, në këndvështrimin e Topallit e shpëton vetëm një rrugë.
“Lul Basha duhet të dorëhiqet për rezultatin katastrofal që i ka dhënë PD! Ai duhet të largohet për marrëveshjen e tradhtisë me Ramën, për shpartallimin që u ka bërë strukturave, për rrëshqitjen majtas e mbi të gjitha për moskryerjen e misionit si opozitar. Partia Demokratike ka nevojë për një fillim të ri, rindërtim, bashkim, rithemelim”, shkruan Topalli.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve













