Tre zviceranë dyshohen për pjesëmarrje në zhvillimin e armëve atomike!

Friedrich Tinner me të bijtë Urs dhe Marco, dyshohen të kenë qenë pjesë e projekteve të ndryshme të zhvillimit të armëve atomike

Tre pjesëtarë të familjes zvicerane Tinner, inxhinierët babai Friedrich me të bijtë Urs dhe Marco, dyshohen të kenë qenë pjesë e projekteve të ndryshme të zhvillimit të armëve atomike. Këtë veprim ua ngarkon atyre Gjyqi i Hetuesisë në një raport në të cilin kërkon nga Prokuroria Federale që të ngrejë padi kundër tre Tinnerëve.

Sipas pohimeve të gjykatës në fjalë, tre të apostrofuarit kanë furnizuar, veç tjerash, edhe diktatorin libian Gadafin, me pjesë për konstruktimin e bombës atomike. Njëkohësisht thuhet që ata të kenë bashkëpunuar edhe me CIA-n, njofton Tages Anzeiger dhe po ashtu edhe me konstruktuesin pakistanez të armës atomike, Abdul Khann.

Gykatësi hetues ka drejtuar akuza të rënda edhe kundër Qeverisë së Zvicrës, e cila, sipas tij, “ka ndërhyrë në mënyrë të vrazhdë në punën e drejtësisë, duke bërë që të shkatërrohej pothuaj i gjithë dokumentacioni”. Këtë akuzë ai e bazon në të dhënën se qeveria, në vitin 2007, sipas tij, kishte shkatërruar dokumentacion të ndjeshëm, ku, veç tjerash bënin pjesë edhe plane për konstruktimin e armëve atomike.

Tash, i mbetet Prokurorisë Federale të vendosë nëse do të padisë Tinnerët ose jo.