Lajme
Ngadalësohet zhvillimi ekonomik në Shqipëri
Sipas BERZH-it, nuk është vetëm kriza globale që ka ndikuar në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik në Shqipëri, por janë kryesisht disa shkaqe të brendshme
Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) ka bërë një studim për ecurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të Evropës Juglinore, ndërkaq ka vërejtur një rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas BERZH, ky ngadalësim i zhvillimit, nuk lidhet me krizën ekonomike të fqinje, Italisë dhe Greqisë.Sipas ekspertëve të BERZH-it, nuk është vetëm faktori i krizës globale dhe veçanërisht dy fqinjëve kryesorë të Shqipërisë, por ka dhe një sërë arsyesh që lidhen drejtpërdrejtë nga shkaqe të brendshme. “Më kryesoret janë niveli i lartë i borxhit publik në raport me produktin e brendshëm bruto, si dhe rritja e numrit të të ashtuquajturave “kredi të këqija” në bankat e nivelit të dytë”, thuhet në raporton e BERZH-it, transmeton DW. Duke iu referuar nivelit të borxhit publik, BERZH e përshkruan atë si në kuotën prej 60 për qind të produktit të brendshëm bruto, që kufizon hapësirën për autoritetet për të realizuar manovra fiskale. Sipas ekspertëve të kësaj banke, ky ngadalësim mund të shihet si një goditje tjetër për ekonominë shqiptare, aktualisht më e varfra në rajon sa i takon nivelit të të ardhura për kokë banori.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











