Shqipëria
Veliaj: Rita Ora e Ermal Meta me koncerte në Tiranë
Në muajin qershor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të mbajë koncert këngëtarja me famë botërore Rita Ora si dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision, Ermal Meta.
Njoftimin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka thënë se këtë sezon vere kryeqyteti do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore, përcjell albinfo.ch.
“Në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Evropë të kenë patjetër një stacion në Tiranë”, ka deklaruar Veliaj. Ai ka deklaruar se për Tiranën këtë vit do të jetë verë fantastike.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?













