Sport
Yjet shqiptare të futbollit festojnë shqip
Gazeta “Blick” polemizon sërish rreth kulturës së prejardhjes shqiptare të lojtarëve zviceranë
Një start i mirë në Bundesligë për ish-sulmuesin e Zuerichut, Adrian Nikçi. Tre minuta pasi hyri në lojë, 22-vjeçari shënon në kontaktin e parë me topit, duke barazuar rezultatin 2-2 për Hannoverin kundër Schalkes.
Nikçi filloi festimin e golit dhe pika kulminante ishte kur ai “hodhi në fluturim” shqiponjën që është simboli i të gjithë shqiptarëve. Një veprim i tillë i kishte rënë në sy “Blick”-ut.
Nikçi nuk është i pari shqiptar me pasaportë zvicerane që feston golin me shqiponjë, shkruan “Blick”. Edhe Pajtim Kasami e bëri të njëjtën në dhjetor 2010. “Ishte një përshëndetje për bashkëkombësit e mi”, kishte thënë Kasami, familja e të cilit vjen nga Struga e Maqedonisë.
”Blick” thotë se tifozët zviceranë duhet të jenë të shqetësuar, ngase disa nga lojtarët e ekipit të kombëtares zvicerane në përballjen me Shqipërinë më 11 shtator do të jenë aty me gjysmë zemre?
Edhe pse Kasami dhe Nikçi nuk janë pjesë e ekipit zviceran, “Blick” thotë se Shaqiri, Xhaka e Behrami janë futbollistë me rrënjë të Kosovës apo të Maqedonisë, siç është Mehmedi.
Shaqiri qëndron sërish në atletet e tij: në hapësirën e ngushtë të tyre ai ka vendosur madje tre flamuj: flamurin shqiptar, zviceran dhe atë të Kosovës. 20-vjeçari i lindur në Gjilan ka ardhur në Zvicër në fëmijëri shumë të hershme, por asnjëherë nuk ka lënë pa e përmendur se “me zemër është 50 për qind kosovar”, shkruan “Blick”.
Në skuadrën Borussia Mönchengladbach talenti shqiptaro-zviceran, Granit Xhaka, ka intonuar himnin kombëtar shqiptar! “Unë ndihem më shumë se 80 për qind zviceran, ndërsa 20 për qind kosovar. Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë një pjesë imja dhe gjithmonë do të mbetet kështu”, citon Xhakën.
Çfarë ndodh nëse Kosova duhet të sigurojë vetë ekipin kombëtar? Në vjeshtë vendimi bie mbi Shaqirin Co, pyet “Blick”.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër Gjatë vitit 2025, rreth 316,050 biçikleta dhe biçikleta elektrike u dërguan tek shitësit në Zvicër... -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone -
Sigurimi shëndetësor dhe rritja e çmimeve, shqetësimet kryesore për familjet në Zvicër












