Zviceranët, më të kënaqurit me jetën e tyre
Pjesa perëndimore, frankofonne e Zvicrës del më pak optimiste se ajo gjermanofone. Po ashtu meshkujt paraqiten më optimistë se femrat
Një anketë e bërë me 1003 zviceranë ka treguar një nivel të lartë optimizmi të qytetarëve të Zvicrës. Të njohur më parë më shumë si njerëz pesimistë, tash zviceranëve ua kalojnë për nga optimizmi vetëm suedezët, danezët dhe finlandezët.
Sa i përket gjendjes ekonomike, 33 për qind të të anketuarve janë shprehur se në vitin që vjen në Zvicër do të jetë edhe më mirë se këtë vit. Vetëm 17 për qind kanë thënë se do të jetë më keq, ndërsa 48 për qind mendojnë se edhe vitin e ardhshëm do të kemi gjendje të ngjashme ekonomike sikur këtë vit.
Por, Zvicra nuk paraqitet njësoj optimiste në të gjitha regjionet e saj. Pjesa perëndimore, frankofonne e Zvicrës del më pak optimiste se ajo gjermanofone. Po ashtu meshkujt paraqiten më optimistë se femrat.
70 % të zviceranëve besojnë se edhe në vitin e ardhshëm nuk do të kenë ndonjë problem për ruajtjen e vendit të punës, ndërsa 23% ndjehen të rrezikuar nga mbetja pa punë. Në këtë pikë, dallimi në mes regjioneve është mjaft i madh. 77 për qind të zviceranëve nga pjesa gjermane i konsiderojnë vendet e tyre të puinës të sigurta ndërsa këtë siguri në pjesën frankofone e kanë vetëm 52%.
Një pyetje drejtuar të anketuarve nga instituti për hulumtimin e opinionit Isopublic ka qenë kjo: „marrë në përgjithësi, sa të kënaqur jeni me jetën tuaj? Për këtë përdoreni shkallën nga 1 deri në 10“. Dhe këtu ka ndodhur befasia më e këndshme: 78% të tyre kanë vlerësuar jetën e tyre me notat 8, 9 ose 10! Ndërsa „nota mesatare“ e tyre është 8.29. Dhe kjo është një notë e shkëlqyer.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












