Sport
Futbollisti i ri Adrian Morina shafqet sonte live në ZDF pasi që ka bërë bum në „Youtube“
Ai ka bërë bum me gjuajtjet akrobatike në një video të publikuar në „Youtube“
Shqiptari i ri nga Rorschach-u Adrian Morina shfaqet sot drejtpërdrejtë në televizionin gjerman ZDF në ora 23.00. Ai është ftuar në emisionin „Akutaliteti në Arenën Sportive“ pasi që është bërë protagonist i një videojeje mjaftë interesante në „Youtube“ me mbi 14 mijë shikime. Futbollisti i ri, me babain shqiptar dhe nënën italiane gjuan me një top futbolli objektivat e vendosura. Ai arrin të fusë topin madje edhe në një rrotë automobili në lëvizje.
Po ashtu nga një distancë madhe Adriani arrinë në mënyrë akrobatike të godas shishet e plastikës, shkruan më tej gazeta e njohur zvicerane „St.Galler Tagblatt“.
Shtatëmbëdhjetë vjeçari do ta sfidojë sonte Live trajnerin e Bundesligës gjermane të klubit Borusia të Dortmundit, Jürgen Klopp, me gjuajtje në portë të golit në mur.
Siç shkruan kjo gazetë, paraqitjet e Adrian Morinës janë në kufirin e legalitetit. Ky i ri është inspiruar nga francezi Rèmi Gaillard. Ky talent futbolli është i njohur me goditje e tij fërkuese që për pak sa nuk kalojnë kufirin e legalitetit. Po kështu vepron edhe Adriani, cili godet me një top futbolli trenin në lëvizje.
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë Festivali katërditor sjell në ekran histori nga Kosova dhe diaspora nën temën “Mes Rezistencës dhe Parajsës:... -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë Festivali katërditor sjell në ekran histori nga Kosova dhe diaspora nën temën “Mes Rezistencës dhe Parajsës:... -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale -
Autoritetet zvicerane: Nuk ka rrezik për epidemi nga hantavirusi -
Pse viti 2026 është një vit i favorshëm për pensionistët në Zvicër -
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut














