Kuriozitete
Çfarë ju pengon kur udhëtoni me aeroplan?
Katërmbëdhjetë për qind e udhëtarëve të intervistuar deklaruan se kishin shumë pak hapësirë ndërmjet ulëseve kur fluturonin
Një sondazh nga “Airhelpka”, realizuar në fillim të vitit 2018, me rreth 7,000 udhëtarë ajrorë në Evropë, arriti në konkluzionin vijues:
Katërmbëdhjetë për qind e udhëtarëve të intervistuar deklaruan se kishin shumë pak hapësirë ndërmjet ulëseve kur fluturonin. Pothuajse një në dhjetë të anketuar u ballafaqua të paktën një herë me stafin e vrazhdë. Shtatë për qind e të anketuarve duhej të kontrollonin në bagazhin e tyre në mënyrë spontane, pesë për qind u akuzuan për shpenzimet e fshehura nga linja ajrore dhe katër për qind u detyruan të ndryshonin vendet e rezervuara në aeroplan, shkruan albinfo.ch.
Shumica e të gjithë udhëtarëve u shqetësuan nga trajtimi që morën nga linjat ajrore, kur fluturimi i tyre u vonua për orë të tëra ose u anulua plotësisht. Pothuajse 40 për qind e rreth 7,000 të anketuarve deklaruan se linja ajrore e tyre nuk siguroi informacion të mjaftueshëm, ndihmë ose furnizim me ushqime dhe pije.
Linjat ajrore aktualisht janë të obliguara me ligj për t’u siguruar udhëtarëve të tyre në BE ushqim dhe pije për vonesat prej më shumë se dy orësh dhe një distancë të prekur nga më shumë se 1,500 kilometra.
Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të bëjnë dy telefonata ose të dërgojnë e-mail. Në rast të anulimeve në mbrëmje, linjat ajrore duhet të sigurojnë akomodimin dhe transportin e pasagjerëve.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih












