Shkurt.ch
Qëllohen katër veta për vdekje, shpëtojnë dy vogëlushe
Katër persona janë qëlluar për vdekje ndërsa është zbuluar një vogëlushe e plagosur.
Katër persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa është zbuluar një vogëlushe e plagosur. Rrethanat e kësaj tragjedie që ndodhi të mërkurën ende mbeten misterioze. Rrethanat e kësaj tragjedie që ndodhi të mërkurën ende mbeten misterioze.
Rasti ka ndodhur afër liqenit Annecy në Francë. Viktimat ishin nga një familje britanike që ndodhej në pushime në Francë. Gjatë natës policia ka gjetur një tjetër vajzë të gjallë, të moshës 4-vjeçare, e cila ishte në një makinë.
Përveç babait dhe dy grave (nëna dhe gjyshja e vajzave, sipas disa medieve franceze), pranë makinës qëndronte një çiklist i vdekur. Rreth makinës janë gjetur një numër i madh plumbash, gjë që dëshmon se ka pasur shumë të shtëna.
Hetuesit arritën të hynin në makinë vetëm pas mbërritjes së teknikëve. Vogëlushja që ka shpëtuar e gjallë është gjetur në mesnatë dhe po qëndronte në makinën BMW, aty ku ndodheshin po ashtu edhe tri viktima, ka bërë të ditur prokurori Eric Maillaud (Annecy).
Një vogëlushe ka shpëtuar
Vogëlushja “ka qëndruar tetë orë të tëra pa lëvizur nën trupin e pajetë të nënës”, kanë bërë të ditur hetuesit në vend.
Viktimat janë zbuluar falë një çiklisti në orën 15:50 në një BMW në një parking malor të komunës Chevaline (Francë). Dëshmitari është dëgjuar në mbrëmje nga hetuesit.
Familja britanike ishte në pushime në një vend kampingu në brigjet e liqenit Annecy. Identiteti i babait në timon të automjetit është “pothuajse i sigurt”. Mbetet të përcaktohet identiteti i dy grave që gjendeshin në pjesën e pasme të automjetit, ka thënë prokurori i lartpërmendur.
Katër veta janë gjetur të vdekura pasi që janë qëlluar në skenën e krimit dhe një tjetër vajzë e plagosur rëndë është shtruar në spital. Ajo është transportuar me helikopter në spitalin Grenoble.
Ndërsa nga gazeta “Figaro” mësojmë se vajza 4-vjeçare, e gjetur në automjet tetë orë pas zbulimit të dramës, do të dëgjohet nga hetuesit ditët e ardhshme. Sa për motrën e saj mësohet se gjendja e saj është stabilizuar. Kjo e fundi ishte rrahur rëndë.
Lajmet e fundit
Eric Maillaud, prokuror në Annecy, e përshkroi momentin kur policët e mjekësisë ligjore kanë gjetur vajzën katërvjeçare, e cila kishte mbetur tetë orë e fshehur nën trupin e nënës dhe gjyshes, pothuajse pa lëvizur. Sipas “Daily Telegraph”, Eric Maillaud deklaroi se “kur inspektorët i janë afruar makinës, ata kanë gjetur vajzën të gjallë dhe duke u dridhur nga të ftohtit, por vajza ishte e palënduar. Ajo ka thënë se nuk mund të bënte dallimin mes njerëzve të mirë dhe të këqij. Spontanisht, ajo ka buzëqeshur dhe ka folur në gjuhën angleze. Vajza ka dëgjuar zhurmë dhe britma, por ajo nuk mund të thoshte më shumë”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










