Sport
15 mijë shikues në “Swissporarena” në Lucern
Flasin para ndeshjes të së martës me Shqipërinë Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli
Do të jetë një lojë e veçantë për pesë yjet e futbollit në kombëtaren zvicerane, të cilët kanë gjak shqiptari në venat e tyre, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.
“Do të jetë një lojë shumë e veçantë”, tha Valon Behrami për 20min.
Futbollisti i Napolit për të treguar respekt për të gjitha vendet ka bërë një koleksion të madh të tatuazheve, një për vendlindjen e tij, Kosovën, një për Zvicrën, po ka vizatuar edhe stemën shqiptare me shqiponjën me kokë dykrenare.
“Ne duhet të tregojmë se jemi profesionistë”, thotë Behrami.
“Ne nuk duhet të hutohemi nga tifozët e shumtë shqiptarë në stadium”, ka thënë Valon Behrami
Për ndeshjen e së martës ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës në “Swissporarena” në Lucern janë shitur 15.500 bileta.
Rreth 4.500 bileta janë shitur për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe klubet e tjera shqiptare në Zvicër.
Por, ndryshe thotë sajti sportiv, asport.info, i cili citon burime nga tifogrupi më i madh shqiptar, Tifozët Kuq e Zi, të martën në stadiumin e Luzernit pritet të shënohet një rekord historik sa i përket tifozëve.
Do të jenë rreth 10 mijë shqiptarë që do të ndjekin në transfertë ekipin përfaqësues të Shqipërisë.
Edhe Peter Stadelmann, përfaqësues i kombëtares zvicerane, thotë se çdo i dyti shikues do të jetë për Shqipërinë.
Sipas tij, rreth 200 mijë njerëz të diasporës shqiptare llogariten në Zvicër. Shifra të sakta nuk ekzistojnë, ngase ka të regjistruar si të Kosovës, të Serbisë dhe të Maqedonisë.
“Për futbollistët e ekipit të kombëtares shqiptare ndoshta do të jetë ndeshje e jetës së tyre”, thotë nga ana tjetër Blerim Xhemajli.
Mesfushori i Napolit tha se mezi po e pret ndeshjen e së martës, por nuk i bën edhe aq shumë përshtypje.
“Mua nuk po më pëlqejnë bisedat e tilla para lojës. Mediat e kanë ekzagjeruar shumë këtë temë. Unë vetëm dëshiroj që më në fund të fillojë ndeshja për të përfunduar gjithçka”, tha Xhemajli.
E-Diaspora
-
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger “Shqiptarët nuk janë kërcënim. Ata janë pjesë e Zvicrës moderne”, shkruan ai në reagimin për iniciativën... -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger “Shqiptarët nuk janë kërcënim. Ata janë pjesë e Zvicrës moderne”, shkruan ai në reagimin për iniciativën... -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale -
Autoritetet zvicerane: Nuk ka rrezik për epidemi nga hantavirusi -
Pse viti 2026 është një vit i favorshëm për pensionistët në Zvicër













