Kosova
Diaspora Flet hapi punimet me 170 profesionistë nga diaspora shqiptare
Që të tre ministrat folën për marrjen e detyrës së tyre si ministra të diasporës, projektet konkrete por edhe vizionet e tyre. Megjithatë numëruan edhe sfida të cilat hasin në punën e tyre të përditshme
Konferenca katërditore Diaspora Flet, organizuar nga organizata joqeveritare Germin, ka nisur sot punimet e saj në Prishtinë. Kjo konferencë po mbahet për herë të parë në këtë format në Kosovë.
Konferenca e sotme ka arritur të bashkojë afro 170 pjesëmarrës, që të gjithë profesionistë të fushave të ndryshme nga diaspora shqiptare, me origjinë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia së bashku me përfaqësues të institucioneve publike të këtyre tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Fjalimi kryesor në ceremoninë hapëse të Diaspora Flet u mbajt nga eksperti i njohur ndërkombëtar për çështje të diasporës Kingsley Aikins, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Diaspora Matter, njeriut që ia mblodhi Irlandës 250 milionë dollarë në Fondin për Irlandën, nga rrjetëzimi i profesionistëve nga diaspora, dhe me qëllim të rimëkëmbjes së Irlandës gjatë problemeve të saj me veriun.
Aikins në fjalimin e tij hyrës foli për rëndësinë që diaspora ka për vendin e origjinës dhe anasjelltas. Ai ka treguar shembuj konkret të shteteve që kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme si ekonomike, teknologjike, prodhimtari, e fusha të tjera, pikërisht duke shfrytëzuar potencialin e diasporës. Shtetet si Irlanda, Izraeli, Kina dhe India, siç tha Aikins, janë shembujt që duhet të ndiqen edhe nga shtetet shqiptare për të rimëkëmbur shtetin e tyre si profesionalisht ashtu edhe ekonomikisht, pikërisht duke krijuar rrjetet e profesionistëve të diasporës.
Në ceremoninë hyrëse të konferencës Diaspora Flet po ashtu në një panel të përbashkët diskutimi, për rëndësinë e krijimit të kontratës shoqërore mes vendeve të origjinës, përmes politikës, si dhe diasporës së tyre kanë folur ministrat e diasporës së tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, ministri i Kosovës, Dardan Gashi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko, si dhe ai i Maqedonisë, Edmond Ademi.
Që të tre ministrat folën për marrjen e detyrës së tyre si ministra të diasporës, projektet konkrete por edhe vizionet e tyre. Megjithatë numëruan edhe sfida të cilat hasin në punën e tyre të përditshme.
Në këtë drejtim, ministri për Diasporë për Kosovën, Dardan Gashi gjatë konferencës njoftoi të pranishmit se që nga sot është rregulluar problemtika e kahershme që e ka preokupuar edhe diasporën me sigurimet e veturave që duhej paguar në kufijtë e Kosovës. Gashi tregoi se sot është lansuar sistemi i pagesës së sigurimit online derisa ka njoftuar se është duke punuar edhe në drejtim të arritjes së marrëveshjeve të reja në drejtim të avancimit të shërbimeve për diasporën shqiptare.
Ministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ndërkaq njoftoi se Shqipëria në mandatin e tij për herë të parë ka miratuar Ligjin për Diasporën, Ligjin për Agjencinë për Diasporën si dhe ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Diasporën me periudhë 2018-2024.
Megjithatë Majko, kërkoi po ashtu nga diaspora që të jetë më e organizuar dhe të ketë agjendë të qartë ditore në mënyrë që bashkërisht secila palë të përmirësohet dhe të avancojë pozitën që ka, duke pohuar se ka mangësi edhe sa i përket njohurive të politikanëve se si të adresojnë cështjet e diasporës sepse vetë diaspora është e ndryshueshme
Një situatë pak më ndryshe nga Kosova dhe Shqipëria është në Maqedoni e cila ka diasporë të dy etnive shqiptare dhe maqedonase. Ministri Edmond Ademi, i cili është ndër ministrat e pakët me orgjinë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, përveç se duhet të trajtojë çështjen e diasporës shqiptare, duhet të trajtojë edhe atë të diasporës me etni maqedonase. Ministri Ademi është ministri i parë i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë, ngase kjo ministri ishte krijuar vetëm vitin e kaluar, dhe tani po punon në Strategjinë e parë Kombëtare për Diasporën.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër














