Ftesë për aplikim për logon e Kuvendit Shqiptar në Zvicër
Kuvendi Shqiptar fton të gjithë të interesuarit për të marrë pjese në aplikimin për dizajnimin e Logos së Kuvendit Shqiptar në Zvicër.
Duhet të ju njoftojmë që kjo duhet të konsiderohet si punë vullnetare dhe kontribut për Kuvendin.
Logoja e zgjedhur do të figurojë në webfaqe dhe në çdo komunikatë, kërkesë, ankesë, shpallje, ftesë, etj. të Kuvendit.
Fituesit do t`i publikohet emri dhe do t`i dorëzohet një shpërblim simbolik.
Ju falënderojmë shumë për punën dhe angazhimin Tuaj.
Logoja duhet t`i plotësojë disa kritere. Kërkesat e dala nga komisioni përzgjedhës lidhur me dizajnimin e logos së Kuvendit Shqiptar në Zvicër janë :
1. Logo duhet të kapë syrin e publikut me sa më pak elemente që të jetë e mundur (të jetë e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, pa kuptim të dyfishtë)
2. Të prezantojë aktivitetin.
3. Ngjyrat duhet të jenë të definuara.
4. Zgjedhja e një grafiku duhet të jetë e justifikuar: duhet të mbështesë lidhjet, pa dëmtuar shkronjat dhe kodin e ngjyrave.
5. Duhet të jetë i lexueshëm dhe i aplikueshëm për lloje të ndryshme të medieve të tilla si zarf, website, postera.
Ju lusim që punimet t’ia dërgoni drejtpërdrejtë këshillit zgjedhor : Këshilli zgjedhor për Logon e Kuvendit Shqiptar në Zvicër.
Aplikimi të bëhet online deri më 15 Tetor 2012:Këshilli zgjedhor i Logos së Kuvendit Shqiptar në Zvicë[email protected]
E-Diaspora
-
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit Kosova shkon sërish në zgjedhje, derisa në listat e partive politike ka nga diaspora, që për... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike Disa kantone si Cyrih përjashtojnë plotësisht veturat elektrike nga taksa e automjeteve, ndërsa të tjera ofrojnë... -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë












