Shkurt.ch
Widmer-Schlumpf bën thirrje për një OKB “të fortë, moderne dhe efikase”
Presidentja e Konfederatës, Eveline Widmer-Schlumpf, ka thënë të martën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork se është për një OKB “të fortë, moderne dhe efikase”. Ajo përmendi situatën në Siri, reformën e Këshillit të Sigurimit si dhe 10-vjetorin e hyrjes së Zvicrës në OKB.
Eveline Widmer-Schlumpf ishte e shtatëmbëdhjeta shefe shtetërore e cila foli zyrtarisht para Kuvendit të OKB-së të martën pasdite. Në kuadër të 10-vjetorit të hyrjes së Zvicrës në OKB, ajo kujtoi se “OKB-ja dhe Zvicra ndajnë të njëjtat vlera dhe ndjekin qëllimet e përbashkëta”.
Ajo përmendi gjithashtu “promovimin e paqes dhe sigurisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut si dhe ndihmën emergjente për viktimat e konfliktit dhe fatkeqësitë natyrore”.
“Vetoja duhet të jetë e kufizuar”
Për çështjet me konflikte OKB-ja duhet të arrijë “të kapërcejë pengesat dhe të propozojë zgjidhje. Përdorimi i të drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit vështirë justifikohet në rastet e gjenocidit, krimit të luftës ose krimeve kundër njerëzimit”, tha ajo.
“Kjo është arsyeja pse Zvicra, së bashku me vendet e tjera, vazhdon të kërkojë një reformë të metodave të punës të Këshillit të Sigurimit. Transparenca dhe bashkëpunimi i fundit me organe të tjera të OKB-së duhet të përmirësohet dhe vetoja duhet të jetë e kufizuar”, ka theksuar Presidentja e Konfederatës.
Në emër të Zvicrës ajo kërkoi që situata në Siri të sillet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale. “Zvicra kërkon që autorët e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut të përgjigjen për veprimet e tyre. Mosndëshkimi për këta autorë nuk është vetëm imoral. Ai gjithashtu dëmton procesin e pajtimit që angazhohet në një shoqëri pas një lufte dhe favorizon përsëritjen e ngjarjeve”, shpjegoi zonja Eveline Widmer-Schlumpf .
Ndërkaq, shefja e konfederatës rikujtoi se Zvicra drejton një grup prej rreth tridhjetë shteteve, të cilat kërkojnë që Gjykata Ndërkombëtare Penale të trajtojë rastin e Sirisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh












