Maqedonia
Rrugët e Maqedonisë, aspak të sigurta
Në raportet e policisë, për çdo ditë shënohen dhjetëra aksidente trafiku me udhëtarë të lënduar rëndë ose që kanë humbur jetën
Maqedonia ka gjendjen më të keqe të sigurisë në Evropë. Kjo pasi që statistikat tregojnë se në Evropë, shkalla e aksidenteve me pasojë vdekjen është afro pesë përqind në çdo 100 mijë qytetarë, ndërsa në Maqedoni, kjo përqindje është mbi 7 përqind.
Sipas ministrit të transportit Goran Sugarevski, këto numra janë tejet dëshpëruese për Maqedoninë, prandaj do të vijojnë kontrolle më të rrepta të sigurisë, por edhe do të përmirësohet infrastruktura. “Secili prej nesh njeh të paktën një person që e ka humbur jetën në aksident trafiku. Nëse bëjmë krahasim me BE-në, 5,5 përqind në çdo 100 mijë qytetarë humbin jetën në aksidente trafiku, ndërsa në Maqedoni, ky numër është 7,1 përqind në 100 mijë qytetarë, që është e frikshme. Prandaj ne doemos duhet të bëjmë gjithçka që ta ulim këtë numër, por jo vetëm si numër, por ruajtja e një jete njeriu është pasuria më e madhe. Po tentojmë ta zbatojmë këtë qëllim në vepër”, ka thënë ai, raporton “TV Shenja”.
Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu paralajmëroi vazhdimin e kontrolleve të rrepta të policisë në komunikacion, përfshirë edhe në Çair, por bëri apel edhe deri tek qytetarët që të ngrisin vetëdijen për vlerën e jetës së tyre dhe të tjerëve përreth, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov paralajmëroi se do të vendosen kamera në shumicën e rrugëve rajonale e magjistrale në mënyrë që të detektohen shkelësit e ligjit, përfshirë edhe korridorin dhjetë.
Në raportet e policisë, për çdo ditë shënohen dhjetëra aksidente trafiku me udhëtarë të lënduar rëndë ose që kanë humbur jetën, prandaj ministri i transportit tha se në vjeshtë do të formohet një agjenci ose trup ekzekutiv i cili do të merret me rritjen e nivelit të sigurisë nëpër rrugët e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Shoferi i ikën kontrollit të policisë – Lëndohen dy policë Ata u dërguan në spital me ambulancë dhe ndërkohë anë liruar. Makina e policisë u dogj... -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit














