CH-Ballkani
Tarifa të njëjta për bizneset e Shqipërisë e Kosovës për rrugën e kombit
Dy ministrat, ai i Financave Arben Ahmetaj dhe ai i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri pritën në takime përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës me të cilët kanë diskutuar lidhur me rivendosjen e tarifave për autostradën Milot-Morinë.
Ministri i Infrastrukturës tha se qeveria po negocion jo vetëm për të adresuar problemet e popullsisë lokale të Kukësit si një problem i brendshëm por dhe për të adresuar nevojat e përgjithshme të bizneseve, pavarësisht nëse ato janë në Shqipëri apo në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
“Ne synojmë që për ata që janë udhëtarë të shpeshtë të kemi një zbritje dhe zbritja është duke u negociuar. Ne nuk do të bëjmë diskriminim tek bizneset. Nëse është bërë një përjashtim për qytetarët e Kukësit këto njihen dhe janë praktika në raport me komunitetet lokale për shkak të mungesës së rrugës alternative”, ka thënë ai.
Drejtuesit e OEK-ut kanë thënë se edhe Qeveria e Kosovës mund të kontribuojë gjithashtu për të lehtësuar barrën financiare që krijohet nga zbritjet tarifore dhe nevoja për mirëmbajtjen e aksit rrugor. Gjithashtu, përfaqësuesit e biznesit i propozuan ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri që rifillimi i zbatimit të tarifës së kalimit të mund shtyhet deri pas sezonit turistik, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













