Shkurt.ch
Nuk votohet për marrëveshjet tatimore
Zviceranët nuk do të votojnë, siç ishte paralajmëruar, më 25 nëntor për marrëveshjet tatimore të Zvicrës me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Austrinë. Ky votim nuk do të mbahet pasi që iniciuesit nuk kanë mundur të grumbullojnë brenda afatit të caktuar numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, ka njoftuar zyra kompetente federale.
Për asnjërin nga shtetet me të cilat kërkohet anulimi i marrëveshjeve tatimore nuk janë siguruar 50 mijë nënshkrimet aq sa nevojiteshin për të aktivizuar iniciativën. Vetëm sa i përket marrëveshjes me Gjermaninë, numri i nënshkrimeve ka qenë fare afër plotësimit të kushtit, dhe për këtë arsye është dashur të bëhej edhe një kontrollim ndër departamential.
Nënshkrimet i kanë mbledhur organizatat si Juso, Junge SVP, Lega dei Ticinesi dhe AUNS.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh













