Shqipëria
Atleti Smajlaj shpallet kampion Evrope
Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion Evrope në kërcim për vendet e vogla, në një garë ku morën pjesë 18 shtete.
Smajlaj kërceu 7.90 metër, në provën më të mirë, ndërsa humbi rekordin 8.20 metër, për një faull milimetrik në kërcim.
Gara u zhvillua në Azerbajxhan, ndërsa ky është një tjetër triumf për sportistin shkodran, pasi u shpall kampion Evrope në Serbi, vitin e kaluar.
Rekordmeni kuqezi arriti të mposht me diferencë të madhe kundërshtarët. Pas marrjes së medaljes së artë, Smajlaj ka falënderuar familjen, trajnerin dhe sponsorin e tij për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.
“Gold medal in the “Championships of Small States of Europe”! Një falënderim i veçante për familjen time, trajnerin tim z. Gjergj Ruli dhe sponsorin tim gjeneral “ Ama Caffe “ për gjithçka kam arrirë e do arrij në vazhdimësi!”, ka shkruar ai në facebook.
E-Diaspora
-
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg Ekspozita, dokumentar dhe muzikë: Kosova prezantohet në Hamburg ... -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












