Shqipëria
Banorët në protestë, bllokojnë rrugën Tropojë-Valbonë
Banorët thonë se shpërthimet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpitë e tyre. Edhe Policia e Kukësit ka njoftuar se prej këtyre shpërthimeve është dëmtuar edhe linja elektrike
Banorët e Dragobisë në Tropojë, në shenjë proteste për shpërthimet me eksploziv që, sipas tyre, po kryhen në kuadër të punimeve për ndërtimin e HECE-ve në këtë zonë, kanë bllokuar rrugën kombëtare Tropojë-Valbonë, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve.
Banorët thonë se shpërthimet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpitë e tyre, transmeton albinfo.ch.
Edhe Policia e Kukësit në një deklaratë për media ka njoftuar se prej këtyre shpërthimeve është dëmtuar edhe linja elektrike. Policia po ashtu njofton se ka nisur një hetim për dokumentimin e ngjarjes.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Tregu i injeksioneve me acid hialuronik po bën bum në Zvicër Tregu i acidit hialuronik po përjeton një bum të vërtetë në Zvicër. Pavarësisht çmimit të lartë,... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër










