Maqedonia
Telefonatë njëorëshe mes Zaev dhe Cipras, mediat lokale flasin për përfundimin e marrëveshjes
Para pak çastesh ka përfunduar telefonata njëorëshe mes kryeministrit Zoran Zaev dhe atij grek, Aleksis Cipras, ku sipas mediave lokale në Maqedoni ka rezultuar me sukses dhe përfundim të marrëveshjes rreth kontestit të emrit. Zaev në ora 19 pritet të dalë në TV Telma ku do publikojë pjesë të marrëveshjes për emrin me Athinën zyrtare, ndërsa të njëjtën në një televizion publik grek, në ora 18:30 do ta publikojë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kocias, shkruan albinfo.ch.
Burime zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë i kanë thënë gazetës KOHA se sot, për rreth tre orë kanë vazhduar negociatat indirekte Shkup-Athinë, ndërsa ka mbetet të diskutohen vetëm format teknike të implementimit të Marrëveshjes. Publikimi në TV, thonë zyrtarë qeveritar, bëhet me qëllim që të përgatitet opinioni në të dyja vendet.
Në ndërkohë, pas negociatave sot për tre orë, është kryeministri Zaev ai i cili i ka konfimuar Ciprasit pajtimin për marrëveshjen, ndërsa do të vijojnë bisedat e afërta edhe ditët në vazhdim. Ndryshe, bisedën telefonike njëorëshe Zaev-Cipra e ka konfirmuar edhe Qeveria e Maqedonisë, sipas te cilës, janë arritur pika kyçe të zgjidhjes, ndërsa bisedë telefonike midis dy kryeministrave do ketë edhr nesër dhe ditët në vijim.
Telefonata e ardhshme mes dy kryeministrave do ndodhë të enjten.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve