Futboll
Sot fillon Botërori: Hopp Schwiiz
Shqiptarët jo vetëm në Zvicër, por edhe anembanë botës do të kenë arsye të bëjnë tifo për Zvicrën, sepse luajnë katër futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili
Sot në Rusi fillon Kampionati Botëror i futbollit. 32 kombëtare me 736 futbollistë do të luftojnë për trofeun e çmuar.
64 ndeshje do të zhvillohen në 12 stadiume, kurse ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite, derisa paraprakisht do të zhvillohet ceremonia hapëse.
Shqiptarët jo vetëm në Zvicër, por edhe anembanë botës do të kenë arsye të bëjnë tifo për Zvicrën, sepse luajnë katër futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili, derisa në përgjithësi do të jenë pesë futbollistë shqiptarë, pasi edhe Adnan Januzaj paraqitet me Belgjikën.
Futbollisti më i ri te Zvicra është 21-vjeçari Breel Embolo, kurse më i vjetri është 34-vjeçari Stephan Lichtsteiner, i cili ka luajtur 99 ndeshje për Zvicrën.
Dhjetë futbollistë vijnë nga Bundesliga gjermane dhe pesë nga Serie A, kurse vetëm mbrojtësi Michael Lang nga FC Basel, luan në Zvicër.
Valon Behrami do të bëhet futbollisti i parë që përfaqëson Zvicrën në katër Kampionate Botërore. 33-vjeçari bëri një rekord të padëshiruar më 2010, kur u bë futbollisti i parë zviceran që ndëshkohet me karton të kuq. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në dy Kampionate Evropiane.
Mosha mesatare e skuadrës së Zvicrës në kualifikuese ishte 26.6. Më i vjetri ishte ekipi i Panamasë (29.4), Nigeria më e re (24.9), dhe mesatarja ishte 27.4.
Ekipi i Zvicrës është mesatarisht i gjatë 183.5 cm. Skuadra më e lartë ishte Serbia (185.6 cm), më e vogla Arabia Saudite (176.2 cm) dhe mesatarja ishte 181.7 cm.
Ndeshjen e parë Zvicra do ta ketë të dielën ndaj pesë herë kampionëve të botës, Brazilit.
Ekipi i Zvicrës në Botëror
Portierë: Yann Sommer (Borussia Mönchengladbach), Roman Bürki (Borussia Dortmund), Yvon Mvogo (RB Leipzig)
Mbrojtës: Stephan Lichtsteiner (Juventus), Michael Lang (FC Basel), Ricardo Rodriguez (AC Milan), Jacques-François Moubandje (Toulouse), Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Johan Djourou (Antalyaspor), Fabian Schär (Deportivo La Coruña), Nico Elvedi (Borussia Mönchengladbach)
Mesfushorë: Granit Xhaka (Arsenal), Valon Behrami (Udinese), Blerim Xhemaili (Bologna), Remo Freuler (Atalanta), Denis Zakaria (Borussia Mönchengladbach), Gelson Fernandes (Eintracht Frankfurt), Xherdan Shaqiri (Stoke City), Steven Zuber (Hoffenheim)
Sulmues: Breel Embolo (Schalke 04); Haris Seferovic (Benfica), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Josip Drmic (Borussia Mönchengladbach)
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












