Lajme
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje
Në Gjenevë, më 6 maj 2026, organizohet një mbrëmje diskutimi që i kushtohet trajtimit të dhunës shtëpiake, me fokus te mënyrat konkrete të ndërhyrjes dhe mbështetjes.
Aktiviteti zhvillohet nga ora 18:30 deri në 21:00 në Espace de Quartier Le 99 dhe sjell në një panel të përbashkët profesioniste nga fusha e shëndetit mendor, juridikut dhe punës sociale. Diskutimi do të trajtojë parandalimin, reagimin institucional dhe individual, si dhe qasjen në shërbimet ekzistuese për personat e prekur.
Në panel marrin pjesë Shqipe Shehu Brovina, psikiatre dhe psikoterapeute, Linda Rexhaj Maliqi, juriste, si dhe Rrezarta Sejdiu Shatri, punëtore sociale, të cilat do të trajtojnë çështjet e rrezikut, mbrojtjes dhe ndërhyrjes nga perspektiva profesionale.
Takimi është i hapur për publikun dhe synon të krijojë një hapësirë informimi dhe orientimi praktik për çështje që shpesh mbeten jashtë diskutimit publik. Hyrja është e lirë, ndërsa rezervimi duhet të bëhet paraprakisht në adresën elektronike [email protected], për shkak të kapacitetit të kufizuar.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Maj 2026
- Ora18:30
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit6 Maj 2026 - 21:00
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme













