Shkurt.ch
Gjeneva, me kushtetutë të re
Kantoni i Gjenevës ka, prej sot, kushtetutën e vet të re. Pas numërimit të të gjitha votave të popullit votues, (me pjesëmarrje prej 31%) doli se në të mirë të kushtutës së re janë shprehur 54 për qind.
Kushtetuta, për të cilën ka punuar një ekip prej 80 profesionistësh për katër vite, hyn në fuqi në qershor të vitit 2013.
Dokumenti bazik i i deritashëm i kantonit të Gjenevës është miratuar në vitin 1847, ndërsa me ndryshimin e miratuar sot, ai i përshtatet kushteve të reja.
Ndër ndryshimet kryesore që parasheh kushtetuta e re është zgjatja e legjislaturave të parlamentit dhe të qeverisë së kantonit, nga katër vite sa ka qenë deri tash në pesë vite. Me të renë po ashtu secili anëtar i asamblesë së qytetit do të ketë edhe zëvendësin ose zëvendësen e vet.
Po kështu, kushtetuta e re parashikon që kryetari i qeverisë së kantonit të zgjidhet për legjislaturën e plotë dhe jo vetëm për një vit.
Krahas kushtetutës së re, Gjeneva bëhet edhe me gjykatë të re kushtetuese.
E-Diaspora
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”












