Lifestyle
Lenny Kravitz thotë se nuk iu dha rol se është zezak
Ylli i rokut tha që e humbi një rol në serialin “BIg Little Lies”, sepse producentët ndiheshin në siklet për të marrë një zezak në rolin e një keqbërësi
Këngëtari i njohur, Lenny Kravitz, foli për BBC-në, duke thënë se nuk i ishte dhënë një rol për arsye se producentët nuk ndiheshin rehat me faktin se ai është zezak.
Ylli i rokut, Lenny Kravitz, tha që e humbi një rol në serialin “BIg Little Lies”, sepse producentët ndiheshin në siklet për të marrë një zezak në rolin e një keqbërësi. Ylli ishte menduar të luante rolin e njërit prej bashkëshortëve në dramë, i cili sillet rreth tri grave që kanë probleme me emocionet e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Big Little Lies” ishte njëra nga dramat më të lavdëruara nga kritikët, me ekip yjesh si Reese Witherspoon, Nicole Kidman dhe Laura Dern. Nëse do të kishte fituar rolin, Kravitz do kishte qenë i vetmi aktor zezak në serial, tregon ylli. “Dhe erdhi fjala që, nëse do isha i vetmi aktor zezak në serial, ata nuk donin që unë të bëja atë që do bëja. Kështu kjo përfundoi duke mos ndodhur. Regjisori u soll në këtë mënyrë duke thënë ‘E dua këtë për ty, por do të punojmë bashkë një herë tjetër”, ka thënë ai.
HBO u kontaktua për përgjigje për atë që tha Kravitz, por përgjegjësit thanë se ishin shumë të zënë me sezonin e dytë të po këtij seriali dhe nuk kishin mundësi të komentonin.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














