Shkurt.ch
Shqiptari, para Gjykatës Federale për vrasjen e kryer në vitin 1992
Nipi i plakës së vrarë në vitin 1992 në Gerlafingen kishte bërë një kallëzim penal kundër kreut të bandës, shqiptarit Ilir Sadrijaj
Pasi që Gjykata e lartë e Soloturnit pati hedhur poshtë ankesën kundër ndërprerjes së hetimeve për vrasje në rastin e “grabitësve të dhomave të fjetjes”, rasti pret zgjidhjen para Gjykatës Federale të Zvicrës.
Në një sulm grabitçar të zhvilluar në vitin 1992 në Gerlafingen, qe vrarë në dhomën e saj të gjumit një grua 81 vjeçare. E dyshuar për kryerje të këtij krimi prej asaj kohe konsiderohet banda e “dhomave të fjetjes” e përbërë nga shqiptarë të Kosovës, e cila ishte aktive gjatë viteve 90 nëregjione të ndryshme të Zvicrës.
Megjithëse vrasja kishte ndodhur, asnjëherë nuk ishte ngritur padi për të. Neglizhime të ndryshme të bëra nga përgjegjësit lokalë të drejtësisë, sollën te vjetërsimi (parashkrimi) i delikteve tjera që lidheshin me grabitjet.
Por, nipi i plakës së vrarë në vitin 1992 në Gerlafingen kishte bërë në vitin 2010 një kallëzim penal kundër kreut të bandës, shqiptarit nga Kosova, Ilir Sadrijaj, sot 42 vjeçar.
Pas një periudhe mbi njëvjeçare, prokuroria ndërpreu veprimet hetimore për shkak të mungesës së provave. Para një muaji dhoma e ankesave e Gjykatës së Lartë ka vendosur se nipi i gruas së vrarë para njëzet vitesh nuk ka të drejtë të bëjë kallëzim penal për gjyshen e tij, për shkakun se ai nuk kishte lidhje të afërt gjaku me gruan e vrarë.
Tash, lënda qëndron para Gjykatës federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së "Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar tmerrësisht; politikat e ndjekura nga Trump kanë një efekt... -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve











