Sport
Rrahen dhe fyhen futbollistët anglezë në Serbi
Futbollistët anglezë nën moshën 21-vjeçare në Serbi ishin viktima të sulmeve dhe fyerjeve raciste
“Kishte fyerje raciste të spektatorëve dhe ka pasur shumë ndodhi pas ndeshjes”, raportoi kapiteni Jordan Henderson. “Gjithashtu u hodhën gurë dhe karrige në ne”, tha kapiteni i ekipit anglez U21.
Tifozët serbë kanë imituar majmunët në stadium, fyrje drejtuar lojtarëve anglezë me ngjyrë në ndeshjen mes ekipeve serbe dhe angleze nën moshën 21 vjeçe, e cila u zhvillua në Krushevc të Serbisë.
Po ashtu disa nga futbollistët anglezë janë sulmuar nga lojtarët serbë. Rrugës për kabinë ka pasur përleshje mes zyrtarëve të të dyja ekipeve.
Qeveria britanike i ka shkruar presidentit të UEFA-s, Michel Platini, nga i cili ka kërkuar “sanksione të ashpra” kundër Serbisë pas fyerjeve raciste ndaj lojtarëve anglezë, të bëra nga tifozët serbë.
Serbia është paralajmëruar nga Platini se tifozët problematikë rrezikojnë ekipet e Serbisë nga ndalimi në garat evropiane.
Downing Street tha se kryeministri britanik David Cameron është “tmerruar nga skenat” dhe dëshiron që UEFA të vendosë “sanksione të ashpra” kundër Federatës serbe të futbollit.
“Ne jemi të vendosur që ta shtypim racizmin brenda dhe jashtë vendit dhe i japim mbështetje të plotë ankesës së Federatës angleze”, citon AP zëdhënësin e Cameron-it, Steve Field.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











