Kosova
Haradinaj rizgjidhet në krye të AAK-së
Në zgjedhjet e brendshme të AAK-së, u zgjodh sërish kryetar Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK-së dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ashtu siç pritej është rizgjedhur në krye të partisë së tij pasi nuk ka pasur kundër kandidatë.
Ai u zgjodh me aklamacion në Kuvendin e VIII zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj falënderoi delegatët për besimin e dhënë duke thënë se nuk do të ndalet asnjë herë së punuar për të mirën e Aleancës dhe Kosovës.
“Ju lus që të jemi bashkë ta ndihmojmë njëri tjetrin që ta rrisim Aleancën nga ky kuvend deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe komunale. Unë nuk kam me u ndal, kam me punuar intensivisht që kam me shfrytëzuar krejt dijeninë e të gjitha ata mundësi e çdo kapacitet që ekziston në këtë vend që ta rrisim Aleancën bashkë. Urime, faleminderit”, ka thënë Haradinaj.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg











