LAPSH: Manifestim për 100 vjetorin e shtetit Shqiptar
Manifestimi do të mbahet më datën 2 dhjetor (E diel) duke filluar prej orës 14.00, në Bärenmatte, Turnhalleweg 1, 5034, Suhr të Zvicrës
MANIFESTIM PER 100 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËTë nderuar bashkatdhetarë, Përfaqësues të përfaqësive diplomatike shqiptare në Zvicër,Përfaqësues të shoqatave shqiptare në ZvicërViti 2012, është vit i veçantë për popullin shqiptar, kudo ku ai jeton. Është vit historik, sepse po mbushen plot 100 vjet nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht, më 28 nëntor të vitit 1912, u ngrit flamuri kombëtar në Vlorë, për të shpallur Shqipërinë “e lirë e të mosvarme”.
Edhe pse për kombin shqiptar kjo pavarësi nuk ishte e plotë, ai nuk u dorëzua, por në vazhdimësi nëpërmjet përpjekjeve të mëdha arriti deri në këtë vit, ku jemi në rrugë të drejtë për të përmbushur idealin e shumë brezave që luftuan për lirinë e plotë të Shqipërisë sonë.
Pra, këtë vit, populli shqiptar, po e feston 100-vjetorin e pavarësisë, me manifestime të shumta anekënd trojeve shqiptare dhe në shumë vende të botës ku jeton mërgata shqiptare, kurse Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër, ju fton në
Manifestimin qendror, i cili do të mbahet më datën 2 dhjetor (E diel) duke filluar prej orës 14.00, në Bärenmatte, Turnhalleweg 1, 5034 SuhrBashkimi bën Fuqinë! Në emër të Këshillit Organizativ i LAPSH “Naim Frashëri” – ZvicërRiza Demaj – kryetarTel. 078 647 92 25E-mail: [email protected] Sejdiu- sekretar Tel. 076 321 26 04E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja












