Jeta në Zvicër
Qytetet më të shtrenjta për emigrantët: Cyrihu në vendin e tretë në botë
Cyrihu ndodhet në vendin e tretë, derisa në top-10 është edhe Berna
Hong Kongu është renditur si një nga qytetet më të shtrenjta për emigrantët. Anketa vjetore e Mercerit për koston e jetesës përfshin 209 qytete nga pesë kontinente duke matur koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, përfshirë këtu strehimin, transportin, ushqimin, veshmbathjen, mallrat shtëpiake dhe argëtimin.
Tokio dhe Cyrihu renditen në vendin e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Londra është rritur me dhjetë vende në vitin e fundit, nga 29 deri më 19, duke e bërë atë një nga 20 qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët, shkruan ‘Scan’.
Singapori dhe Seuli renditen nga pesë vendet e para, që do të thotë se katër nga pesë qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët ndodhen në Azi, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Birmingham është rritur 19 vende, ndërsa Aberdeen është ngjitur në 12 vende.
Në përgjithësi, qytetet e Evropës Perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, si rezultat i monedhave të forta vendase kundrejt dollarit amerikan, kostos së mallrave dhe shërbimeve, ndërkohë që qytetet amerikane kanë rënë për shkak të rënies së dollarit amerikan.
Tel Aviv vazhdon të jetë qyteti më i shtrenjtë në Lindjen e Mesme për emigrantët, pasuar nga Dubai, Abu Dabi dhe Riad. Kajro mbetet qyteti më pak i shtrenjtë në rajon, për sa i përket anketimit. Në Amerikën e Jugut, Sao Paolo renditet si qyteti më i kushtueshëm pavarësisht rënies së 32 vendeve nga viti 2017.
Top-10
Hong Kong
Tokio
Cyrih
Singapori
Seuli
Luanda
Shangai
Ndjamena
Pekini
Berna
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë...
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen