Shkurt.ch
I vrasin tri gra dhe bëjnë specialitete nga mishi i tyre
Këta kanibalë nga Brazili e kanë ushqyer edhe vajzën e njërës nga gratë e mbytura me mishin e të ëmës
Një burrë me bashkëshorten e tij dhe të dashurën, që të tre pjesëtarë të një sekte, i kanë mbytur dhe pastaj i kanë ngrënë, së paku tri femra. Për të qenë perversiteti më i madh, këta kanibalë e kanë ushqyer edhe vajzën e njërës nga gratë e mbytura me mishin e të ëmës.
Kjo ka ndodhur në Brazil, ku gruaja 51 vjeçare, bashkëshorti i saj 50 vjeç Negromonte dhe dashnorja 25 vjeçe e këtij të fundit ndodhen para gjyqit, të fajësuar për kanibalizëm.
Tre të akuzuarit i takojnë sektës që vendësit e quajnë “Cartel”. Besimtarët e kësaj sekte besojnë se “e pastrojnë shpirtin” duke ngrënë mish njeriu. Në vitin 2008 ishin zhdukur pa gjurmë dy vajza dhe një grua. Askush nuk dinte asgjë për to.
Një rastësi ka bërë që treshja e tmershme të arrestohej: ata kishin bërë pazaret me kartelën e bankës të njërës nga femrat e zhdukura. Dhe gjurmët e çuan policinë te kanibalët. Ajo në shtëpinë e kontrolluar ka gjetur një doracak 50 faqesh në të cilin Negromonte kishte përshkruar me shkrim dore dhe ilustruar me vizatime të gjitha hollësitë e krimeve të kryera.
Në doracak mund të lexohen edhe detaje të tilla tmerruese: mishin e grave të vrara e kanë bluar dhe me të kanë mbushur një lloj brumi, të cilin pastaj e kanë ofruar në shitje për 50 centë copën. Me këtë mish kanë ushqyer edhe vajzën e njërës nga të vrarat. Në këtë mënyrë ata kanë dashur ta “pastronin” atë.
Për të qenë paradoksi më i madh, Negromonte njihej si vegjetarian. Për këtë arsye vëllezërit e tij nuk pranojnë se ai mund të ketë bërë një gjë të tillë. “Kjo do të ishte shkelje e parimeve të tij si vegjetarian”, kanë thënë ata.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë I vetmi shqiptar me punim shkencor në Kongresin e 97-të të Shoqatës Gjermane të Otorinolaringologjisë në... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













