Jeta në Zvicër
Ndalesë për bartjen e simboleve fetare për juristët në Bazel
Në Kantonin e Bazelit (Basel-Stadt), personat juridikë, nga gjykatësit deri në praktikantë, do ta kenë të ndaluar të mbajnë simbole fetare të dukshme. Megjithatë, kundër kësaj është prononcuar avokati Stefan Suter, i cili çështjen do ta dërgojë deri në Gjykatën federale zvicerane
Vendimi ishte një “ndërhyrje masive mbi të drejtat themelore të individit”, pohon Stefan Suter. “Kushtetuta garanton lirinë fetare”, vazhdon Suter duke u bazuar në vendimin e Këshillit të Gjykatës së Bazelit. Një muaj më parë, këshilli kishte vendosur që njerëzit e Gjykatës në Kantonin e Bazelit “në negociatat në prani të palëve apo në publik”, të vishen pa simbole të dukshme fetare duke filluar që nga kjo verë. Arsyetimi ishte se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe fetarisht neutral.
Avokati i Bazelit, Suter ka paraqitur një ankesë kundër ndalimit në Gjykatën federale në Lausanne, siç raportoi në fundjavë “Basler Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Ai nuk e bëri këtë në emër të ndokujt por u paraqit si avokat dhe individ privat kundër vendimit, ka shpjeguar Suter. Për të, disa pika flasin kundër ndalimit të simboleve fetare në gjykatë.
Mënyra në të cilën është shqiptuar ndalesa është e papranueshme, sipas Suter. Nëse doni t’i ndaloni gjykatësit të mbajnë simbolet fetare, atëherë kjo duhet të bëhet politikisht. “Vetëm ligjvënësi mund të bëjë kufizime këtu”, thekson Suter. Sipas mendimit të avokatit, Këshilli i Bazelit është dashur të lëshojë një ndalesë të tillë, e jo këshilli i gjykatës.
Por, sipas Suter, nuk ka interes publik për të ndaluar simbolet fetare në gjykatë. Përveç kësaj, një ndalim nuk është proporcional. Simbolet fetare të gjyqësisë nuk kanë qenë asnjëherë problem gjatë 30 viteve të punës së tij si avokat.
Sipas Suter, rregulloret e reja nuk përcaktojnë qartë se për çfarë simboli fetar bëhet fjalë. Një shami, për shembull, mund por edhe nuk mund të jetë simbol fetar. Nëse dikush mban shaminë pas kimioterapisë, ka arsye shëndetësore. E njëjta gjë është e ngjashme edhe me mjekrën, sipas Suter: ajo mund të bartet për arsye fetare ose për arsye elegance.
Sidoqoftë, në rastin e kryqit, Suteri i frikësohet një zbatimi të qëndrueshëm: “Nëse një gjykatës mban një kryq të vogël në një gjerdan, në të ardhmen nuk duhet ta bëjë. Edhe nëse kryqi i vogël është vetëm një pjesë bizhuterie apo një kujtim”, nënvizon avokati. Argumenti i paanshmërisë së gjyqtarëve gjithashtu nuk zbatohet në mendimin e tij. Sepse avokatët mund të bëjnë aplikime të arsyeshme për anshmërinë e gjykatësve.
Në ndërkohë. Gjykata federale zvicerane ka konfirmuar se ankesa e Suterit ka ardhur. Por, vendimi i saj konstaton se ankesa nuk ka efekt pezullues mbi ndalimin. Për momentin, gjykatësit në Basel-Stadt e kanë të ndaluar të mbajnë simbole fetare të dukshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











