Shqipëria
Pas përplasjes me Ramën, Majko ofroi dorëheqjen
Pas përplasjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, për Teatrin Kombëtar ky i fundit ka propozuar dorëheqjen e tij.
Një debat i ashpër i një nate me parë dhe mosvotimi i ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, bënë që Ministri i Diasporës Pandeli Majko t’i drejtohej zyres se kryeministrit Edi Rama që të premten në mëngjes.
Burimet i thanë Top Channel se Majko i ofroi dorëheqjen kryeministrit, por ky i fundit mësohet se e ka refuzuar, përcjell Albinfo.ch.
Majko shfyrtëzoi një telefonatë për t’u larguar nga salla të enjten në mbrëmje vetëm pak para se të niste votimi për ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ky ishte vetëm epilogu i një diskutimi me ton dhe gjeste mes tij dhe Kryeministrit Rama, ku të dy dukeshin mjaft të irrituar.
Distanca e tyre nga kamerat e bën të pamundur të dëgjohet biseda, por sipas deputetëve të Partisë Demokratike që qëndrojnë të ulur pranë postacionit të kabinetit të qeveritar, Rama i është drejtuar Majkos me fjalët: “Mos më bëj numra, po nuk deshe të votosh, ik në shtëpi!” Pas kësaj, Majko duket në pamje ndërsa merr celularin, hap një telefonatë dhe del nga salla e Parlamentit pa marrë pjesë në votim.
Gjatë të premtes Majko nuk iu përgjigj interesimit të Top Channel për të shpjeguar se cfare ndodhi në Parlament dhe qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar.
Për të njëjtën godinë, Pandeli Majko ka pasur edhe një tjetër përplasje me Edi Ramën, kur në vitin 2002, atëherë kryebashkiaku Rama kërkonte ta prishte Teatrin duke e cilësuar “një muze për mbathjet e Violeta Manushit”. Në atë kohë Majko ishte Kryeministër i vendit dhe nuk pranoi planin e Ramës.
16 vjet më pas, demokratët i kërkuan Pandeli Majkos të tregojë të njëjtën koherencë. Por thirrjes publike të kreut të opozitës Basha, Majko iu përgjigj me një postim në Twitter, ku i pëlqen t’i rikujtojë vetes se ka qenë dy herë kryeministër i vendit.
Përgjigjia e tij më shumë se politike, ishte një koment prej kritiku arti që jep këshilla për kalendarin artistik.
Të enjten e seancës parlamentare Majko ishte një prej ministrave që qëndroi më gjatë nga të gjithë në sallë, por nuk tha asnjë fjalë për teatrin.
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












