Sport

Shaqiri, titullar dhe fitues në ndeshjen për kupë

Kaiserslautern-it i ka munguar Bunjaku. për shkak të lëndimit Kështu gjilanasi ka mbetur pa u përballur me bashkëqytetarin e tij, Shaqirin

Xherdan Shaqiri ka asistuar dje në njërin nga katër golat që i shënoi skuadra e tij. Kjo ka ndodhur në ndeshjen e fituar me rezultat 4:0, për kupën gjermane, kundër Kaiserslautern-it, që bën gara në bundesligën e dytë. Me këtë fitore FC Bayern është kualifikuar për të 16-ën e finales së kupës

Kësaj here Shaqiri ka bërë pjesë në 11-shen e parë dhe ka treguar një performancë shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ai ka asistuar në golin e Pizaro-s të shënuar në minutën e 58.

Futbollisti shqiptar Albert Bunjaku, që është njëri ndër më të mirët në Kaiserslautern, për shkak të lëndimit, nuk ka mundur të luante në këtë ndeshje. Me këtë ai ka lëshuar një shans të lojës kundër klubit më të fortë në Gjermani. Por jo vetëm kaq: gjilanasi 27 vjeçar ka mbetur pa u përballur me gjilanasin tjetër, më të njohur aktualisht, Xherdan Shaqirin, që luan për FC Bayern-in.