Shkurt.ch
Kunati, vrasësi i kosovarit në Renens
Pak pas vrasjes, hetuesit e Policisë në Vaud kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen në Renens. Në bazë të hetimeve dhe intervistave me dëshmitarët, hetimet kanë çuar te autori i dyshuar për vrasjen, në një apartament në La Chaux-de-Fonds.Këto informacione i janë dhënë policisë së Neuchâtel-it, të cilët natën rreth orës 11:30 edhe e kanë arrestuar të dyshuarin dhe katër persona të tjerë. Një armë që i përkiste të dyshuarit është gjetur në banesën në La Chaux-de-Fonds.I dyshuari është një kosovar 27-vjeçar, banor i qytetit të Lozanës, i cili është marrë në pyetje nga policia e Vaud-it. Ai ka pranuar se ka kryer vrasjen duke qëlluar tri herë me armë në drejtim të viktimës, i cili ishte kunati i tij. Sipas hetimeve paraprake, mosmarrëveshjet familjare ishin motivet e këtij rasti në Lozanë.
Lexoni po ashtu: Vritet kosovari 29 vjeçar në rrethana misterioze
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së "Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar tmerrësisht; politikat e ndjekura nga Trump kanë një efekt... -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve













