Shkurt.ch
Edhe emailat kanë vlerë të dokumentit
Falsifikimi i emailit është i dënueshëm edhe kur nuk mban nënshkrim elektronik. Gjykata Federale e Zvicrës ka vërtetuar gjykimin e bërë nga një gjykatë e Bazelandit e cila kishte dënuar një person për falsifikim të dokumenteve të bartura përmes postës elektronike.
Emailat që kishte marrë ai i kishte ndryshuar dhe i kishte dërguar te donatorët e tij duke pasur për qëllim t`i dezinformojë ata për gjendjen e tij financiare. Për këtë ai ishte dënuar me katër vjet e gjysmë heqje lirie. Me vendimin e saj afirmativ, gjykata ka vërtetuar dënimin e përmendur.
Personi i dënuar kishte marrë përmes mashtrimit elektronik plot 6 milionë franga nga kolegët e punës, shokët e ushtrisë, familjarët dhe të njohurit tjerë. Ai i kishte vënë në lajthitje të gjithë këta duke u treguar një rrëfim të rrejshëm për një kontratë me një kompani nigeriane të naftës dhe se pas realizimit të saj do të fitonte 21 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











