Së shpejti edhe lëndë djegëse ekologjike
Për të prodhuar lëndë djegëse për përdorim komercial nga burimet ekologjike duhet të kalojnë edhe dhjetë vjet
Për të prodhuar lëndë djegëse për përdorim komercial nga burimet ekologjike duhet të kalojnë edhe dhjetë vjet
Përpjekjet për të prodhuar lëndë djegëse të qëndrueshme dhe ekologjike janë duke dhënë rezultate inkurajuese. Kështu kanë njoftuar shkencëtarët nga Universiteti ETH i Cyrihut dhe nga Instituti Paul-Scherrer.
Bëhet fjalë për burime energjie, si: drita e diellit, uji dhe dioksidi i karbonit, shkruan gazeta “Landbote”. Këto lëndë do të mund të deponohen, të ruhen dhe të transportohen në relacione të gjata.
Hulumtimet gjenden edhe më tutje në fazën e tyre të hershme dhe, për të prodhuar lëndë djegëse për përdorim komercial nga burimet e përmendura duhen edhe shumë përpjekje. Hulumtuesit shpresojnë se në dhjetë vjetët e ardhshëm do të jetë e mundshme të hyjë në punë impianti i parë për prodhimin industrial të lëndës djegëse që do të përfitohet nga drita e diellit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër











