E pamja për Besa Makollin mbahet të dielën e ardhshme
Me datë 18.11.2012, mbahet e pame për Besa Makolli
Njoftojmë, familjen e gjerë, miqtë, shokët dhe të gjithë ata që kanë mësuar, se Besa Makolli ka ndërruar jetë, se me datë 18.11.2012, (e diele), do të hapim të pame.
Të nderuar vëllezër e motra kudo që jeni, pavarësisht, se nga cila trevë e Atdheut vini, fillimisht, ju falënderojmë, edhe përmes kësaj forme, për kontributin që keni dhënë, për bijën, motrën e kusherirën tonë Besa Makolli, që të shpëtoj nga ajo sëmundje e rëndë, por nuk deshti fati e perendia dhe ajo ndërroi jetë, siç jeni të njoftuar para disa ditëve në Prishtinë. Prandaj, edhe njëherë të gjithë juve, që keni ndihmuar për Besën ju falendërojmë nga zemra dhe ju lusim t`na mirëkuptoni me që po ju falënderojmë edhe në këtë formë. Jemi munduar që ta gjejmë një mes, ku të gjithë mund të vijnë dhe t`na ngushëllojnë, sepse nga e tërë Zvicra kanë ndihmuar, por edhe më gjerë. Ne e dijmë, se Ju do të jeni në mesin tonë, për të na freskuar zemra tona, por një është e sigurt, sepse edhe ju ndjeni dhimbje, sepse keni kontribuar, qoftë me mjete apo edhe me fjalë të ëmbla. Për të gjithë ata, që do të kenë mundësi, të vijnë për të na ngushëlluar, ju njoftojmë, se e pamja për Besën, do të mbahet në këtë adresë: Klubi Shqiptar “Arbëri” Steinwiesenstrasse 1, 8952 Schlieren, me datën 18.11.2012 ( e diele) duke filluar prej orës 09:00 deri në ora 16:00. Për informata më të hollësishme, mund të lajmroheni në këta numra telefoni : 079-366-54-45 dhe 079-383-68-76. Perendia ua shpërbleftë me të mira edhe për kohën që do të gjeni, për të ardhur e për të na ngushëlluar.
Familja Makolli, Zvicër e Kosovë.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











