Shkurt.ch
Papastërtia, ilaç kundër alergjive ?!
Higjiena e tepërt ndikon në zhvillimin e alergjive te fëmijët
Për të shpjeguar shpërthimin e alergjive dhe asmës te fëmijët amerikanë, disa hulumtues janë duke e privilegjuar hipotezën se rritja e fëmijëve në një ambient tepër të pastërt ndikon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj substancave jo të rrezikshme, sikurse poleni ose qimet e kafshëve, shkruajnë mediet e specializuara mjekësore.
Një studim i botuar në qershor në „Journal of Allergy and Clinical Immunology“ ka sjellë një provë të re, se cila e vërteton hipotezën e mësipërme: duke i studiuar fëmijët e komunitetit Amish, të cilët rriten në një ambient fshati, ata kanë më pak gjasa për t’u prekur nga alergjitë si dhe sëmundjet astmatike sesa fëmijët e tjerë.
Mirëpo, shtrohet pyetja, përse një ambient më pak i pastërt mund të ndikojë në favor të sistemit imunitar? Së pari, të ekspozuarit ndaj elementeve patogjene i mundëson sistemit të mësojë të bëjë dallimin mes irituesve të dëmshëm dhe atyre që nuk janë (pra, poleni si dhe qimet e kafshëve). Pastaj, në një ambient tepër të pastërt, ku shfrytëzohen shumë sapune antibakteriane, sistemi imunitar bëhet tepër i ndieshëm ndaj çdo lloj iritimi, të cilin e kryqëzon në rrugë, shpjegon ekipi hulumtues i Universitetit të Kalifornisë.
Mirëpo ky mendim nuk do të thotë t’i kthehemi mënyrës së vjetër të jetesës së fëmijëve të shekullit XIX. Përkundrazi, produktet antibakteriane duhet të shfrytëzohen me moderim, kurse amerikanët kanë tendencë që të shfrytëzojnë pa masë fshisat e lagëta antiseptike apo sapunin për duar, duke bërë kështu një ritual të jetës superhigjienike.
Kjo akuzë për mbipastërtinë i bashkohet po ashtu konkluzave të një studimi të ri, i bërë publik në „News Discovery“, sipas të cilit mikroorganizmat të cilët jetojnë te qeni e përforcojnë sistemin imunitar të fëmijëve dhe i mbrojnë ata kundër viruseve të frymëmarrjes, ku astma është një nga simptomat.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












