Shkurt.ch
Familja zvicerane fiton 9600 franga në muaj
Mesatarja e parave që familja zvicerane jep për automobil është 762 franga. Ndërsa për ushqim dhe pije joalkoolike, 654 franga
Një familje në Zvicër fiton gjatë një muaji fiton mesatarisht 9600 franga bruto, merret vesh nga shënimet e publikuara sot nga Enti Federal për Statistikë që i referohen vitit 2010.
Pothuaj një të tretën e parave të fituara familja në fjalë e shpenzon për të paguar tatimet dhe sigurimet tjera të detyrueshme.
Për banim, për automobil dhe për ushqim familja mesatare zvicerane shpenzon një pjesë të madhe të të ardhurave. Dhe, kur të hiqen të gjitha këto, asaj i mbeten rreth 1200 franga për t`i kursyer.
Nga ana tjetër, familjeve që kanë të ardhura më të vogla se 4800 franga në muaj u bie që të shpenzojnë më shumë para se sa që fitojnë.
Mesatarja e parave që familja zvicerane jep brenda muajit për automobil është 762 franga. Ndërsa për ushqim dhe pije joalkoolike ajo shpenzon 654 franga.79 për qind e familjeve kanë pasur në vitin 2009 së paku një automobil privat.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











