Shkurt.ch
Fituesit e mëdhenj ngarkohen me pagesa për të papunët
Personat që kanë fitime të mëdha, duhet që edhe në fondin e të papunëve (ALV – AC) të paguajnë përpjestimisht shuma më të mëdha të hollash. Kështu, në të ardhmen edhe njerëzit, që kanë të ardhura vjetore më të larta se 315 mijë franga do të detyrohen të paguajnë përqindjen përkatëse të kontributit për fondin e përmendur.
Këshilli Federal ia ka kaluar në shqyrtim iparlamentit këtë ndryshim të propozuar.
Aktualisht, në pagat vjetore deri në 126 mijë franga ndahet pjesa e kontributit për ALV-në prej 2.2 për qind.
Nga pagat në mes të 126 mijë dhe 315 mijë frangave deri më tash është ndarë e ashtuquajtura “përqindja e solidaritetit”. Ndërsa përfituesit e pagave që kanë kaluar mbi 315 mijë franga, deri më tash kanë qenë të liruar nga detyrimi i pagesës për ALV-AC.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













