Shkurt.ch
Shqiptarët dhurojnë gjak në Arau
Qendra Kultore Shqiptaro Zvicerane “Xhamia e Bardhë” në Aarburg vazhdon traditën e dhurimit të gjakut.
Për të pestën herë me radhë të shtunën ka organizuar aksionin humanitar tradicional “Dhuro një pikë gjak për të shpëtuar jetën e një njeriu”, në spitalin kantonal të Argaus në Arau.
Aksionit këtë vit i janë përgjigjur 30 persona, kryesisht anëtarë të Qendrës Kultore Shqiptaro Zvicerane “Xhamia e Bardhë” në Arburg.
Për imamin shqiptar, Nehat Ismaili, iniciator i aksionit, kjo traditë e dhurimit vulnetar të gjakut bëhet në shenjë solidarizimi me qytetarët të cilët kanë nevojë për gjak.
„Aksioni organizohet në vigjilje të Kurban Bajramit që simbolizon sakrificën, por edhe në kuadër 100-vjetorit të shtetit shqiptar“, tha imami Nehat Ismaili.
„Dhurimi vullnetar i gjakut jo vetëm që ka dobitë shëndetësore por edhe tregon humanizmin për të shpëtuar jetë njerëzish“, tha imami Ismaili, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Unionit të Imameve Shqiptar në Zvicër.
Ai tha se një gjest i tillë është vlerësuar edhe nga zviceranët ngase sipas tij organizimin po e bën një qendër islame në Zvicër.
Para aksionit janë mbajtur edhe seminare për të senzibilizuar qytetarët që të japin gjak për të mirën e shëndetit të tyre por edhe për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.
Për seminaret dhe për të siguruar që aksioni të realizohet në spitalin kantonal të Argaus, përkatësisht në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut është kujdesur doktori Mentor Bilalli.
Doktori në takim me bashkëatdhetarët i ka motivuar ata të dhurojne gjak duke theksuar jo vetën anën humane të këtij veprimi, por edhe atë shëndetësore.
Gjaku do t’i dhurohet si donacion spitalit kantonal në Argau .
“Kjo është një shenjë e solidarizimit me qytetarët, të cilët kanë nevojë për gjak dhe ne e bëjmë një gjest human. Por, edhe në shenjë mirënjohje për të gjitha të mirat që kanë bërë zviceranët për shqiptarët në periudha të ndryshme kur më së shumti kanë pasur nevojë“, tha doktori Bilalli duke u shprehur i kënaqur me përgjigjen pozitive të vullnetarëve të gjakut.
Doktori tha se nevojat për gjak janë të përditshme, mirëpo qendrat klinike në Zvicër qëndrojnë mirë me gjak, duke iu falënderuar dhuruesve vullnetar të gjakut të cilët nuk janë të pakët.
Organizatorët po bëjnë përpjekje të senzbilizojnë dhe xhamitë tjera shqiptare në Zvicër që t’i bashkangjiten aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim