Shkurt.ch
Aeroporti i Cyrihut do të reduktojë fluturimet gjatë natës
Autoritetet federale të aviacionit kanë vendosur të kufizojnë numrin e fluturimeve gjatë natës në aeroportin e Cyrihut, që është edhe aeroporti më i madh në vend.
Zyra Federale e Lidhjes Civile të Jashtme ka urdhëruar për kufizim të aterrimeve pas orës 9 të mbrëmjes dhe ngritjeve pas orës 10:20 për të zvogëluar zhurmën për banorët që jetojnë pranë aeroportit, shkruan “Swissinfo.ch”, përcjell albinfo.ch.
Një raport zyrtar i shtatorit të kaluar zbuloi se zhurma ishte dukshëm më e madhe se nivelet e lejuara mes orës 22:00 dhe mesnatës.
Monitorimi i rregullt ka treguar që emetimet e zhurmës gjatë ditës janë përgjithësisht në përputhje me rregulloret zyrtare.
Operatorët e aeroportit kanë shprehur keqardhje për vendimin. Ata paralajmëruan se kufizime të tilla do të kufizonin mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të aeroportit, veçanërisht si një qendër për fluturimet ndërkontinentale dhe lidhjet me destinacione të tjera evropiane.
Vendimi mund të apelohet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












