Lifestyle
Regjisori Kryeziu, pjesë e “Matchmaking Forum” në Pulë
Regjisori Durim Kryeziu me filmin e tij, pjesë e Festivalit të Filmit të Puës në Kroaci.
Regjisori Durim Kryeziu me filmin i tij “Familja” ishte njëri nga 14 projektet e zgjedhura për t’u prezantuar përpara producentëve evropianë në Festivalin e Filmit të Pulës në Kroaci.
Festivali i Filmit i Pulës për 65 vjet është një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së filmit në Evropën Juglindore dhe në Mesdhe.
“Matchmaking Forum” është një program i ri, i cili u mbajt për herë të parë këtë vit. Programi u ofron producentëve mundësinë për t’u takuar me shumë financues të ndryshëm që janë pjesë e industrisë së filmit, si: distributorë, agjentë të shitjes, banka, financues privatë dhe publikë, regjionet dhe komisionet e filmit, transmetuesit, platformat e internetit, etj.
“Pas prezantimit ka pasur interesim të madh për projektin “Familja”, pastaj janë realizuar shumë takime me producentë, distributorë, fondacione të ndryshme dhe përfaqësues të HBO-së dhe Euroimages. Unë pres që këto takime të sjellin bashkëpunime të reja në të ardhmen e afërt”, u shpreh regjisori Durim Kryeziu.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Programi artistik solli një mozaik të pasur folklorik me valle dhe këngë nga treva të ndryshme... -
Të rrëfehesh në gjuhën e shpirtit, pse terapia në gjuhën amtare shëron më thellë -
Bern
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënon me aktivitete festive Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Hamburg
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Hamburg -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane
Jeta në Zvicër
-
Greenpeace akuzon Coop-in dhe Migros-in për shitje të tepërt të produkteve shtazore Organizata mjedisore Greenpeace ka akuzuar dy zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në Zvicër, Coop dhe... -
Sa të huajve u refuzohet shtetësia zvicerane në Gjenevë dhe pse? -
Analiza e ujërave të zeza në Zvicër tregon rritje të përdorimit të ketaminës dhe kokainës -
Qeveria zvicerane njofton masa për sigurinë ushqimore në të ardhmen -
Ngritjet e planifikuara nga jugu në Aeroportin e Cyrihut po përballen me shumë kritika














