FDP kërkon kufizimin e ardhjes së të huajve në Zvicër
FDP angazhohet për fuqi punëtore të kuaklifikuar, si inxhinierë, mjekë ose teknikë medicinalë nga vendet e BE-së
Partia Liberale e Zvicrës (FDP) ka dalë sot me një qëndrim të saj të ri rreth politikës së migracionit. Në një komunikatë për medie të publikuar sot, FDP ka kërkuar që të shikohet që mundësisht të mos u bëhet vend në Zvicër të huajve të pakualifikuar dhe atyre që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
E kundërta, FDP angazhohet për fuqi punëtore të kuaklifikuar, si inxhinierë, mjekë ose teknikë medicinalë nga vendet e BE-së. Këta të huaj, sipas kësaj partie do t`i kontribuonin mirëqenies së Zvicrës, shkruan Tages Anzeiger.ch.
FDP synon një orientim të qartë të politikës për të huaj. Ajo kërkon edhe ashpërsim edhe në rregullat e bashkimit familjar te të huajt. Dokumenti në të cilin kjo parti shfaq qëndrimin e saj për të huajt do të miratohet në muajin shkurt.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër













