Jeta në Zvicër
70 mijë shtetas të BE-së kanë emigruar për punë në Zvicër më 2018
Numri i përgjithshëm i shtetasve të BE-së që jetojnë në Zvicër në vitin 2018 është 1,415,411, ndërsa numri i shtetasve të vendeve të treta (jo-BE) ishte 653,044
Shifrat e lëshuara nga Qeveria Federale e Zvicrës kanë treguar se numri i shtetasve të huaj është rritur në pak më shumë se dy milionë, pak më shumë e një e katërta e popullsisë së përgjithshme të vendit.
Ndërkohë, norma e migrimit u ul me 2.6 përqind në vitin 2018, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2017, numri i banorëve të huaj të përhershëm u rrit me 1 përqind, shkruan “The Local”.
Me 407,453 banorë të huaj, kantoni i Cyrihut ka komunitetin më të madh të huaj në Zvicër. Gjithashtu edhe kantonet e Vaudit, Gjenevës dhe Bernit kanë një numër të madh banorësh të huaj, përcjell albinfo.ch.
19,357 persona migruan në Zvicër për arsye familjare ndërmjet janarit dhe qershorit 2018, pak më shumë se 20 për qind e tyre kanë një anëtar të familjes zvicerane, sipas të dhënave të lëshuara.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të BE-së që jetojnë në Zvicër në vitin 2018 është 1,415,411, ndërsa numri i shtetasve të vendeve të treta (jo-BE) ishte 653,044. Rreth 70 mijë shtetas të BE-së emigruan për punë në Zvicër në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018.
Të dhënat nga viti 2016 treguan se italianët përfaqësonin komunitetin më të madh të huaj në Zvicër, duke u pasur nga shtetasit gjermanë, portugezë dhe francezë. Më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj në Zvicër në qershor 2017 ishin italianë, gjermanë, portugezë ose shtetas francezë.
Pak më shumë se 1.5 milionë shtetas të huaj në Zvicër janë të moshës ndërmjet 18 dhe 64 vjeç dhe më shumë se gjysmë milioni banorë të huaj kanë qenë në Zvicër për më shumë se 20 vjet.
Deri më 30 qershor 2018, 54,445 refugjatë jetonin në Zvicër.
Banorët e huaj duhet të kenë jetuar në Zvicër për të paktën 10 vjet për të aplikuar për shtetësi, duhet gjithashtu të tregojnë se i përmbahen ligjit dhe rendit zviceran, nuk paraqesin kërcënim për vendin dhe të integrohen mirë.
Banorët e huaj që kanë marrë përfitime sociale në tre vitet e fundit janë të ndaluar të aplikojnë për shtetësi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














